Wednesday , 30 September 2020

VLLAZNIA, PREZANTOHET DREJTORI SPORTIV DJARMATI

Matko Djarmati është drejtori i ri sportiv i Klubit të Futbollit Vllaznia. Ai ka firmosur kontratën me drejtuesit e tij dhe më pas është prezantuar para mediave nga ana e administratorit Lici dhe sponsorit Xhaferi. Ka qenë ky i fundit i cili në fjalën e tij ka shpjeguar arsyen e kësaj përzgjedhje dhe objektivat që do të ketë skuadra…

Ndërkohë drejtori i ri Djarmati në fjalën e tij ka thënë se vjen në këtë detyrë si pasojë e propozimit të klubit kroat të Rijekës dhe ka premtuar të bëjë më të mirën për Vllazninë.

Në fund ka folur për gazetarët edhe administratori i klubit Suad Lici i cili ka falenderuar edhe pjestarët e mëparshëm të stafit teknik dhe po ashtu ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me sponsorin në mënyrën e duhur për ta çuar Vllazninë aty ku duhet.

Tek Vllaznia në këtë mënyrë ka nisur punë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe në ditët në vijim do të ketë padyshim të tjera lajme pozitive për kuqeblutë.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …