Plot 8 futbolliste të reja i janë bashkuar kohët e fundit Vllaznisë.
Bëhet fjalë për portieren amerikane O’Brien, e për të vazhduar me lojtaret e tjera Behrami, Curraj, Bajramaj, Ramadani, Levendi, Zarka dhe Çerkini.
Prezantimi i këtyre lojtareve është bërë mesditen e së martës nga ana e presidentit Lazer Matija ndërkohë që ato do të debutojnë me fanellën kuqeblu të martën e ardhshme në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Europës ndaj kampiones turke.
Njëra nga këto lojtare, pikërisht mbrojtësja Arbenita Curraj në prononcimin e saj për mediat është shprehur e kënaqur që do të luajë për Vllazninë…
Ndërkohë, duke folur për këto afrime, presidenti Matija ka shprehur bindjen se ato do të jenë në shërbim të skuadrës dhe objektivi më i afërt është kualfiikimi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës.
Ndeshja Vllaznia- ALG Spor Kulubu do të luhet të martën e datës 3 nëntor, në ora 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe skuadra që do të fitojë, do të kualifikohet për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.