Sunday , 19 September 2021

VLLAZNIA PREZANTON BLERJEN E PARË, ALBION AVDIJAJ

Shumë zhurmë e pak lëvizje, ky ka qenë realiteti i ditëve të fundit në merkaton e kuqebluve. Ndonëse në media janë lakuar shumë emra, vetëm sot është bërë realitet blerja e parë e Vllaznisë në merkaton e janarit.

Pikërisht për këtë arsye, ka dalë sot para gazetarëve drejtori sportiv Matko Djarmati i cili ka sqaruar çështjen “Dunga” por edhe shumë gjëra të tjera rreth merkatos së Vllaznisë…

Djarmati ndërkohë ka prezantuar edhe blerjen e parë të kuqebluve, sulmuesin Albion Avdijaj që në pjesën e parë të sezonit ka luajtur me Tiranën…

Ndërkohë vetë Avdijaj në prononcimin e tij të parë si futbollist i Vllaznisë ka dashur ta quajë eksperiencë të parë këtë me kuqeblutë, duke dashur të harrojë sa më shpejt përvojën e keqe që kaloi me Tiranën…

Avdijaj pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Brdariç që në ndeshjen e nesërme me Teutën dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për kuqeblutë.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …