Kreshnik Lushtaku është një tjetër futbollist që firmos me Vllazninë. Mesfushori 21 vjeçar kosovar ka nënshkruar për dy vite me kuqeblutë dhe paraditen e së martes është prezantuar para mediave. Si zakonisht në të tilla prezantime, përkrah blerjeve të reja të kësaj skuadre, kanë qenë administratori Kalamishi dhe trajneri Zmijani që kanë vlerësuar paraqitjet e lojtarit në dy javët e stërvitjes së tij me skuadrën dhe për këtë arsye, ka ardhur edhe firma në të.
Ndërkohë, vetë Lushtaku në prononcimin e tij të parë si futbollist i Vllaznisë ka shprehur kënaqësinë që është pjesë e këtij klubi me emër por nga ana tjetër ka lënë të hapur ndoshta edhe ndonjë mundësi që edhe i vëllai, Kushtrimi, të jetë pjesë e kuqebluve edhe ai.
Me marrjen edhe të Kreshnik Lushtakut shkon në nëntë numri i blerjeve tek Vllaznia megjithatë në ditët në vijim priten të tjera lëvizje suprizë.