VLLAZNIA PREZANTON PORTIERIN EFREMOV PARA FLAMURTARIT

Të mërkurën Vllaznia do të luajë ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit në Vlorë dhe ndonëse rezultati I ndeshjes së parë 2-2 nuk I favorizon shumë, në kampin shkodran ka besim tek përmbysja e tij. Ekipi pritet të udhëtojë I plotë drejt Vlorës dhe trajneri Jonuz do të hedhë në fushë 11-shen më të mirë të mundshme. Kuptohet që nuk do të jetë e lehtë për të siguruar rezultatin e duhur sepse vlonjatët po tregojnë se duan të mbeten ende në lojë dhe sidomos në ndeshjet e Kupës.

E treguan edhe para dy javësh në Shkodër këtë gjë dhe do të tentojnë të mbrojnë sa më shumë atë rezultat të ndeshjes së parë dhe kjo kuptohet që do ia vështirësojë gjërat Vllaznisë që gjithsesi duket e vendosur për të fituar dhe për t’u kualifikuar.Në prag të kësaj ndeshje ndërkohë, klubi shkodran ka bërë publik edhe afrimin më të fundit të tij, pikërisht të portierit maqedonas Andreja Efremov.

Forma jo e mirë që po kalon Sherri, ka detyruar drejtuesit e klubit të ndërhyjnë sërish në merkato dhe duke shfrytëzuar edhe mundësinë për të federuar ndonjë lojtar me ekipin “Vllaznia B”, e kanë bërë këtë gjë në limitet kohore duke marrë portierin në fjalë. Efremov është një portier me shumë eksperiencë dhe ka qenë vazhdimisht kontigjent I ekipeve kombëtare të Maqedonisë ndërkohë që tashmë do të mundohet të bëjë më të mirën për Vllazninë duke siguruar portën e saj.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar …