Wednesday , 26 June 2019

VLLAZNIA PREZANTON TRAJNERIN E RI, ËSHTË AGIM CANAJ

Agim Canaj është trajneri i ri i Vllaznisë. Trajneri i njohur vlonjat është emëruar mbrëmjen e së hënës në këtë post duke zëvendësuar Hasan Likën që dha dorëheqjen para një jave. Vetë Canaj nuk ka humbur kohë dhe paraditen e së martës ka nisur punën me ekipin. Para fillimit të stërvitjes, ka qenë administratori i klubit Suad Lici që e ka prezantuar para ekipit, duke kërkuar seriozitet maksimal nga të gjithë futbollistët për t’i bërë mbylljen e duhur këtij sezoni. Ndërkohë, trajneri Canaj në prononcimin e tij të parë për mediat, në këtë ardhje të tretë në krye të Vllaznisë, është shprehur i lumtur për këtë gjë duke thënë se kësaj skuadre asnjëherë nuk mund t’i thuash “jo”.

Epoka “Canaj” në krye të kuqebluve tashmë ka nisur dhe prova e parë e tij do të jetë ajo që do të luajë ditën e dielë ndaj Besëlidhjes, ku padyshim që do të tentojë fitoren, për të ruajtur diferencën me ekipet ndjekëse të Vllaznisë në renditje.

Lexoni dhe kete

BLEDAR MESI MBYLL KARRIERËN PAS TITULLIT TË 20-të KAMPION

Me suksesin e arritur të shtunën në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” kur u shpall …