Friday , 22 October 2021

VLLAZNIA PREZANTON TRAJNERIN SIBSON TË EKIPIT U-21

Pasditen e së mërkurës do të nisë kampionati kombëtar i 21 vjeçarëve në futboll dhe në prag të ndeshjes së parë klubi Vllaznia ka prezantuar stafin teknik të ekipit të tyre që përbëhet nga trajneri anglez Dean Sibson dhe ndihmësi i tij Ergi Borshi.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit shkodran Matko Djarmati ai që ka shpjeguar këtë zgjedhje të bërë nga drejtuesit…

Ndërkohë Sibson dhe Borshi në fjalën e tyre kanë premtuar të bëjnë më të mirën për të realizuar pritshmëritë që klubi ka me këtë ekip në sezonin e ri…

Perkthimi: Jam këtu për një përvojë të re tëcilën e kam marrë me shumë dëshirë dhe po ashtu shumë emocionuese. Kam ardhur te Vllaznia prej ambicjeve të mia, por edhe prej klubit. Për mua është një mundësi fantastike të punoj me njerëz të mirë dhe dua të them se deri më tani jam I impresionuar nga përkushtimi që kanë njerëzit këtu.

Synimi jonë është të punojmë fort me elementin e ri dhe t’I bëjmë gati për ekipin e parë. Do të bashkëpunojmë fort me stafin e ekipit të parë. Shoh që ka mangësi në infrastrukturë por kjo nuk pëbën problem për mua.

Kudo ku kam shkuar, jam përshtatur me kushtet që kam gjetur dhe kështu do të veproj edhe këtu. E rëndësishme është të bëjmë një punë të mirë dhe kuptohet që nesër do të synojmë ta nisim kampionatn me fitore.

Ndeshjen e parë të kampionatit, Vllaznia U21 do ta luajë në Fier ndaj Apolonisë të mërkurën në orën 14.00 dhe padyshim që do të synojë ta nisë me fitore atë.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …