Wednesday , 20 June 2018

VLLAZNIA, PRITEN NDRYSHIME NDAJ SKËNDERBEUT

Të dielën në orën 13.00 në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja Vllaznia- Skënderbeu dhe në kampin shkodran ka kohë që kanë nisur përgatitjet. E sigurtë duket se për këtë takim do të ketë ndryshime tek kuqeblutë. Edhe në formacion me siguri.  Mungesa e Orelesit do t’i hapë vendin aktivizimit të një lojtari tjetër në mesfushë dhe Gjoka do të zgjedhë në mes Tafilit e Bardullës. Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë lëvizje tjetër. Ndryshimet në kampin shkodran nuk do jenë vetëm në formacion.

Me siguri që do ketë edhe në mënyrën e të luajturit, agresivitetin ndaj kundërshtarit dhe padyshim edhe korigjimin e gabimeve të vërejtura në ndeshjen e kaluar me Kukësin. Stafi teknik është munduar t’i mbajë lojtarët larg presionit që ekziston në media apo dhe në opinionin sportiv shkodran sepse vetëm kështu mund ta përgatisin si duhet sfidën me korçarët.  Për këtë arsye, duhet të presim për të parë se çfarë do të ndryshojë tek Vllaznia dhe mbi të gjitha, çfarë rezultati do të marrë ndaj Skënderbeut. Situata në kampin shkodran gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë aspak e mirë. Mediat, tifozët por edhe anëtarët e Asamblesë, kanë kritikuar jo pak skuadrën për mungesën e rezultateve ndonëse për ta shpenzohen shuma të konsiderueshme nga Bashkia Shkodër.

Natyrisht që një zhurmë e tillë nuk ndikon aspak për mirë tek futbollistët në përgatitjet e tyre për sfidën e rradhës me Skënderbeun. Trajneri Gjoka është munduar ta mbajë skuadrën larg këtij presioni. Një lëvizje e tillë duket se është zgjidhja e duhur sepse vetëm ata  mund ta kthejnë këtë situatë në favorin e tyre.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNINË E RRËZUAN NJERËZ TË FUQISHËM NË SHKODËR

Kapiteni I Vllaznisë Gilman Lika për herë të parë pas një muaji nga rënia e …