Wednesday , 18 September 2019

VLLAZNIA REZISTON VETËM 30 MINUTA NDAJ TIRANËS

Pavarësisht dëshirës për ta rivalizuar deri në fund Tiranën kryesuese të kampionatit, Vllaznia në basketboll për femra nuk ia ka dalë ta mundë këtë kundërshtar. Vajza shkodrane kanë rezistuar vetëm në 30 minutat e para sepse më pas, dalja e dy prej titullarëve të saj me pesë personale, por edhe diferenca që bënë dy lojtaret e huaja të Tiranës, i kanë dhënë fitoren 74 me 57 kësaj të fundit. Në rradhët e ekipit shkodran ka spikatur basketbollistja Klea Verri e cila ka shënuar plot 24 pikë në këtë ndeshje, megjithatë ato nuk kanë mjaftuar për t’i dhënë fitoren ekipit të saj. Trajneri Bledar Gjeçaj në prononcimin e tij pas ndeshjes, është shprehur përgjithësisht i kënaqur me lojën e zhvilluar ndaj një kundërshtari shumë të fortë siç është Tirana.

Ndeshja Vllaznia- Tirana është transmetuar drejtëpërdrejtë nga ana e televizionit Rozafa i cili edhe njëherë tjetër tregoi se është pranë sportit shkodran me të tilla transmetime.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …