VLLAZNIA RIKTHEN SULMUESIN ARENC DIBRA

Problemet qė stafi teknik i Vllaznisė ka hasur nė merkato pėr gjetjen e njė sulmuesi cilėsor, kanė detyruar atė qė tė hedhė sytė edhe nga shkodranėt qė luajnė nė ekipet e tjera. Pėr kėtė arsye, trajneri Cungu ka kėrkuar qė tė ketė nė dispozicion sulmuesi Arenc Dibra qė ka luajtur sė fundi me ekipin e Besėlidhjes sė Lezhės. Ky I fundit sigurisht qė nuk mund t’I thoshte “jo” njė oferte tė ardhur nga Vllaznia dhe pasi ka arritur tė marrė dokumentacionin tek klubi lezhjan, mesditėn e sotme ka mbyllur bisedimet me administratorin e klubit shkodran Astrit Gjyrezi dhe kanė rėnė dakord qė tė firmosin kontratėn e re qė do ta mbajė sulmuesin 25 vjeēar tė veshur kuqeblu pėr njė sezon e gjysėm.

Tė dyja palėt kanė qenė tė kėnaqur me marrėveshjen e re dhe nga dita e nesėrme Dibra do t’I bashkohet ekipit nė stėrvitje duke qenė kėsisoj njė forcė mė shumė pėr sulmin nė dispozicion tė trajnerėve. Pėrveē tij, pritet qė nesėr tė mbyllet marrėveshja edhe me mbrojtėsin shqiptaro- malazez Ronaldo Rudoviē.

19 vjeēari ka shfaqur tė dhėna tė mira gjatė kėtyre ditėve qė ka qenė nė stėrvitje me ekipin dhe trajneri Cungu ka kėrkuar ta ketė tė gatshėm pėr pjesėn e mbetur tė sezonit si njė alternativė mė shumė pėr repartin e mbrojtjes. Pėr momentin kjo pritet tė jetė lėvizja e fundit nė merkaton e Vllaznisė megjithėse nuk pėrjashtohet mundėsia tė ketė edhe ndonjė lėvizje tė fundit ngaqė afati pėrfundimtar I mbylljes sė saj ėshtė mesnata e sė hėnės.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA E VOLEJBOLLIT, STƋRVITJE NƋ NJƋ FUSHƋ FUTBOLLI

Me pallatin e sportit sĆ«rish tĆ« mbyllur pĆ«r shkak tĆ« vendimit tĆ« MinistrisĆ« sĆ« ShĆ«ndetĆ«sisĆ« …