VLLAZNIA RINIS STËRVITJEN, POR PA MAQEDONASIT

Pas dy muajsh pushim, Vllaznia i është rikthyer sërish stërvitjes. Pasditen e së hënës, skuadra ka zhvilluar stërvitjen e parë, por jo e plotë sepse kanë munguar trajneri Jonuz dhe katër futbollistët maqedonas të cilët ende nuk kanë ardhur në Shqipëri. Nën drejtimin e trajnerëve Safet Osja dhe Ideal Lekiqi, 21 futbollistët e tjerë kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërkohë që ata janë ndjekur dhe mbajtur nën kontroll nga mjeku Zyhdi Çoba për të zbatuar protokollin sanitar të sugjeruar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Vetë mjeku Çoba për mediat ka shprehur besimin se gjërat do të shkojnë mirë edhe në vijim…

Ndërkohë për gazetarët ka folur edhe kapiteni Gilman Lika i cili është shprehur entuziast për një mbyllje ashtu si duhet të këtij kampionati.

Stërvitja e ekipit shkodran tashmë do të vijojë çdo ditë normalisht duke shpresuar që nesër ai të kompletohet i gjithë dhe të fillojnë të mendojnë kështu për ndeshjen me Flamurtarin që do të luhet më 3 qershor.

Lexoni dhe kete

XHAFERI TAKON LOJTARËT E VLLAZNISË. PREMTON MBËSHTETJE

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes tij dhe Bashkisë Shkodër …