VLLAZNIA RINOVON ME GILMAN LIKËN E RENATO MALOTËN

Me vonesë por Vllaznia e sezonit të ardhshëm nis të marrë formë. Pasditen e së martës klubi shkodran ka njoftuar për dy kontrata të reja. Në fakt, bëhet fjalë për dy rinovime kontratash sepse drejtuesit kanë rënë dakord që të firmosin edhe për një sezon tjetër me kapitenin Gilman Lika dhe mbrojtësin Renato Malota. Përvoja e këtyre dy futbollistëve është parë e domosdoshme që duhet t’i shërbejë sërish skuadrës edhe për sezonin e ri me kontributin që ata pritet të japin në mbrojtje dhe mesfushë. Në këtë mënyrë numri i lojtarëve me kontratë tashmë ka filluar të shtohet.

Pas Herald Markut dhe Dajan Shehit, dy ish- futbollistëve të Kastriotit që firmosën të parët për Vllazninë, kontratat e reja me Likën dhe Malotën e çojnë në katër numrin e futbollistëve që janë në planet e klubit për sezonin e ri. Ato u shtohen edhe portierit Sherri dhe lojtarëve të tjerë si Gurishta, Krymi, Kruja, Zogaj, Palushani, Pusi, Smajli, Rajçeviç që janë nën kontratë, ashtu si dhe të tjerët e ardhur nga Akademia si Qarri, Lekaj, Repaj, Mali e ndonjë tjetër.

Megjithatë vetë klubi shkodran ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të ketë edhe të tjera kontrata që do të firmosen për të shkuar në këtë mënyrë drejt plotësimit të skuadrës. Njëkohësisht është bërë e ditur se shumë shpejt do të nisin edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Nëse kampionati do të startojë më 24 gusht siç është planifikuar, kuptohet që Vllaznia është e vonuar, por ka një ide për një shtyrje të nisjes së tij dhe kjo do të ishte në të mirë të kuqebluve.

Lexoni dhe kete

ÇIKLIZËM/ BRUNO KOLA DHE VLLAZNIA, FITUES NË TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në etapën e parë të trofeut “Korça” zhvilluar pasditen e …