Wednesday , 18 September 2019

VLLAZNIA SËRISH MERKATO EDHE PARA FORTUNËS

Verdikti I shortit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të Europës tashmë është mësuar dhe Vllaznia do të përballet me Fortuna Hjorring të Danimarkës. Në pamje të parë kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë pasi dihet se futbolli I femrave në këtë vend është I nivelit të lartë. Fortuna është krijuar para 53 vitesh dhe ka një përvojë të gjatë e të sukseshme në Kupat e Europës. Megjithatë, kampionia e Shqipërisë do të tentojë të bëjë më të mirën në këtë tur. Madje, presidenti Lazer Matija pritet të hyjë sërish në merkato për ta kompletuar edhe më shumë ekipin në mënyrë që ai të paraqitet sa më dinjitoz në këto sfida dhe pse jo, për të tentuar edhe kalimin e turit, ndonëse kjo duket e vështirë. Sipas rregullores së UEFA-s në mes dy tureve lejohen federime të reja dhe për këtë arsye, po shikohet mundësia për të gjetur të tjera lojtare.

E gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar tek takimi I parë, ai që do të zhvillohet më 11 ose 12 shtator në stadiumin “Loro Boriçi”. Në rast të marrjes së një rezultati pozitiv në këtë 90 minutësh, vajzat kuqeblu pastaj do ta vazhdonin ëndrrën e tyre edhe më tej dhe nuk ishte çudi edhe nëse do të kualifikoheshin.

Duhet thënës e mbështetja për ekipin e Vllaznisë gjatë këtyre ditëve ka qenë e madhe, duke filluar nga Federata Shqiptare e Futbollit që ka akorduar një fond prej 20 milionë lekësh të vjetra shpërblim për suksesin e arritur, e për të vazhduar edhe me faktorë të tjerë të cilët kanë ofruar mbështetje edhe për ndeshjet e turit të dytë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …