Wednesday , 23 September 2020

VLLAZNIA SËRISH NË MERKATO, SYNON TË TJERË LOJTARË

Tek Vllaznia e basketbollit të meshkujve gjërat po shkojnë mirë dhe këto ditë nën drejtimin e trajnerit kroat Plantak kanë shërbyer më tepër për njohjen me njëri- tjetrin dhe për mënyrën e re të stërvitjes. Java e pushimit ka ardhur në kohën e duhur për kuqeblutë të cilët po i shfrytëzojnë këto ditë për t’u përgatitur si duhet për ndeshjen e rradhës, atë që do të zhvillohet me Teutën javën e ardhshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në pamje të parë duket një ndeshje shumë e vështirë por me entuziasmin që po shoqëron tashmë ekipin e Vllaznisë dhe për më tepër, me ardhjen edhe të tre basketbollistëve amerikanë, gjërat kanë ndryshuar për mirë.

Ekipi shkodran ende nuk e ka provuar shijen e fitores në këtë kampionat dhe duhet bërë çmos për të fituar sa më shumë ndeshje të jetë e mundur sepse ndryshe nuk mund të dalë nga kriza ku ndodhet aktualisht. Nga ana tjetër presidenti Xhaferi dhe drejtori teknik Halili po punojnë për ta forcuar sërish skuadrën. Këtë herë fokusi është përqendruar jo më tek lojtarët amerikanë por po synohet marrja e ndonjë lojtari në Ballkan dhe për këtë po shikohet mundësia e gjetjes së ndonjë basketbollisti cilësor në Kroaci ose Serbi. Bisedimet me menaxherët vazhdojnë por gjithsesi ky nuk është prioriteti i momentit. Tek Vllaznia janë fokusuar tek puna dhe ndryshimi i klimës.

Stafi teknik ka dëshiruar zhvillimin e një ndeshje miqësore këtë fundjavë por kjo duket paksa e vështirë sepse ende nuk kanë gjetur kundërshtar. E rëndësishme është se puna vazhdon dhe shumë shpejt pritet të shohim në fushë një skuadër ndryshe, atë që duan të gjithë sportdashësit shkodranë.

Lexoni dhe kete

FUTBOLLI SHQIPTAR SËRISH NË BOJKOT, LIGA E VENDOSUR

Për të dytën javë me rradhë, futbolli shqiptar vazhdon të bojkotojë kampionatet dhe kështu ka …