VLLAZNIA SHPALLET KAMPIONE E SHQIPËRISË NË GJIMNASTIKË

Gjimnastet e Vllaznisë janë shpallur kampione të Shqipërisë edhe për vitin 2019. Ky ka qenë verdikti I kampionatit të zhvilluar për tre ditë me rradhë në palestrën e shkollës Edit Durham në Shkodër. Ato kanë dominuar në garat e zhvilluara dhe interesant është fakti se përveçse me të rriturat, Vllaznia ka bërë një paraqitje shumë të mirë edhe më të rejat dhe paratërejat duke treguar se puna që po bëhet çdo ditë në palestër, ka filluar të japë efektet e veta.

Në këtë kampionat kanë marrë pjesë 120 sportistë, përfaqësues të 8 ekipeve dhe shoqatave sportive. Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës Leonard Lulaj është i kënaqur me masivizimin që ka filluar të marrë ky sport. Në garat e të rriturave ka spikatur gjimnastja e Vllaznisë Oneda Reçi që ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore, e ndjekur nga dy sportistet e tjera të këtij ekipi Aurela Hoxha e Angjela Stojna.

Ndërkohë, në garat e të rejave kampione është shpallur Rueda Golemi e Vllaznisë e ndjekur nga Luida Beci po e këtij ekipi. Ndërkohë tek paratërejat gjimnastja e Vllaznisë Eliza Bushgjokaj ka zënë vendin e tretë. Sa I takon renditjeve ekipore, Vllaznia e të rritura është shpallur kampione e Shqipërisë, ndërsa ajo e paratëreja nënkampione. Në garat e meshkujve ndërkohë, Tomori është shpallur kampion me të rriturit, ndërkohë që ekipi I Vllaznisë është renditur I treti me të rinjtë dhe I dyti me paratërinjtë.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA VENDIMTARE PËR EKIPIN E VLLAZNISË

Java në të cilën kemi hyrë pritet të sjellë zhvillime shumë interesante tek Vllaznia. Gjatë …