VLLAZNIA SHQYRTON KANDIDATURAT PËR POSTET DREJTUESE

Tek Vllaznia mesditën e së premtes është mbyllur faza e dorëzimit të aplikimeve për pozicionet e drejtorit sportiv dhe trajnerit të ekipit të parë. Ftesa e bërë nga drejtuesit e klubit ka bërë që shumë emra të njohur të shprehin dëshirën për të qenë pjesë e këtij klubi dhe kanë dorëzuar biografitë e tyre sportive si dhe projektin se si mendojnë të operojnë në punën e tyre. Ndonëse emrat nuk janë bërë publik, burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se kanë dorëzuar dokumentacionin e duhur thuajse të gjithë ata trajnerë që janë përfolur si kandidatë të mundshëm për postin e trajnerit. Përveç tyre ndërkohë janë edhe shumë emra të tjerë, kryesisht të huaj, që kanë shprehur të gatshëm për të marrë drejtimin e Vllaznisë.

Sa i takon postit të drejtorit sportiv, ka më pak interes megjithatë edhe për këtë pozicion do ketë një shqyrtim të emrave të ardhur. Nga sa mësohet, drejtuesit e lartë të klubit pritet të mblidhen dhe deri pasditen e së dielës mund të dalin me një konkluzion për emrat e drejtuesve të rinj. Kjo me qëllim që ndoshta ditën e hënë ekipi të dalë në stërvitje. Gjithsesi, duhet pritur se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme. E rëndësishme është që tek Vllaznia tashmë puna ka filluar dhe në mos të hënën, një apo dy ditë më pas ekipi do të jetë në stërvitje. Kjo do të thotë se do të mësohen edhe emrat që do të përfaqësojnë këtë skuadër në sezonin e ri.

Shumica e kontigjentit të vjetshëm pritet të jetë përsëri pjesë e saj edhe në kategorinë e parë ndërkohë që do të ketë edhe një rifreskim me emra lojtarësh të rinj. Objektivi është i qartë: ngjitja në Superiore në fund të sezonit.

Lexoni dhe kete

NJË SPECIALIST FUTBOLLI ITALIAN TRAJNIM 1-JAVOR NË SHKODËR

Që prej fillimit të kësaj jave në Shkodër ka mbërritur një specialist I njohur Italian …