VLLAZNIA “SHTYN” FESTËN E TITULLIT PËR TË MËRKURËN

E kishin parashikuar të fitonin titullin kampion që këtë të shtunë pas ndeshjes me Apoloninë, por festa e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë është shtyrë për të mërkurën. Kjo ngaqë takimi i luajtur në Fier është mbyllur në barazim 0-0 dhe kësisoj diferenca prej 5 pikësh me ekipin fierak, nuk i lejon shkodranet të gëzojnë ende kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Në takimin e luajtur në “Loni Papuçiu”, Vllaznia ka dominuar në të gjitha drejtimet dhe ndonëse ka patur shumë raste shënimi, nuk ia ka dalë dot të shënojë asnjë gol. Për rrjedhojë dy ekipet kanë ndarë nga një pikë dhe në fund të takimit futbollistet e Apolonisë kanë gëzuar së tepërmi, njësoj sikur të ishin shpallur kampione.

Arsyeja është e drejtë sepse Vllaznia prej shtatë vitesh vetëm fitonte dhe kjo ishte ndalesa e parë që iu bë. Pas ndeshjes, për TV Rozafa, trajneri Nikolin Leka është shprehur se planet nuk do të ndryshojnë dhe ekipi i tij do të kurorëzohet të mërkurën si kampion…

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e javës së parafundit të kampionatit dhe Vllaznia do të presë në Shkodër ekipin e Kinostudios. Në rast fitore, ekipi kuqeblu edhe matematikisht do jetë kampion dhe kështu pritet të ndodhë.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …