Thursday , 9 August 2018
Breaking News

VLLAZNIA SHTYN SËRISH STËRVITJEN, MUND TË NISË TË HËNEN

Pavarësisht se u pretendua që ekipi i Vllaznisë do të niste stërvitjen pasditen e së enjtes, në fakt nuk ka ndodhur kështu as këtë herë. Diçka vërtetë e çuditshme por ky është realiteti. Më 9 shtator do të nisë kampionati i kategorisë së parë ku do të marrë pjesë edhe Vllaznia dhe aktualisht ajo jo vetëm që nuk ka nisur stërvitjen por njëkohësisht, nuk dihet se kush është trajneri dhe futbollistët që do ta përfaqësojnë atë. Nga klubi shkodran nuk ka ende një përgjigje zyrtare se kur do të nisë puna por pritet që gjithçka të startojë ditën e hënë. Deri atëherë, mendohet që të jenë emëruar edhe trajneri i ri i skuadrës dhe njëkohësisht edhe drejtori sportiv.

Nga ana tjetër, administratori Lici pritet të ulet në tavolinën e bisedimeve me secilin prej lojtarëve për të biseduar me to për çështjen e rinovimit të kontratave. Gjithsesi, Vllaznia në këtë drejtim duket shumë e vonuar. Të gjithë ekipet e tjera pjesmarrëse në kategorinë e parë, kanë nisur përgatitjet dhe po ashtu, disa prej tyre kanë bërë edhe përforcime duke hedhur kandidaturën e tyre si ekipe pretendente për ngjitjen në Superligë. Kuqeblutë që duhet të jenë të tillë, deri më tani nuk janë shfaqur askund.

Drejtuesit e klubit e kanë të qartë për vështirësinë që i pret megjithatë kjo shtyrje mendohet se po bëhet me arsyen e vetme për të gjetur zgjidhjet e duhura në drejtim. Megjithatë, e gjithë kjo shtyrje nuk ka asnjë justifikim. Vllaznia është një emër i madh i futbollit shqiptar dhe duhet ta thotë fjalën e saj ashtu si duhet në çdo drejtim. Ngjitja në Superligë jo vetëm është detyrim por duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-19 NË PRITJE TË KONFIRMIMIT NGA UEFA

Ndonëse është konfirmuar zyrtarisht si pjesmarrëse edhe sivjet në Ligën e Kampioneve të Europës për …