VLLAZNIA SHUMË PËRPJEKJE NË MERKATO POR ASNJË AKORD

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të ndërhyrë në merkato për të gjetur lojtarët për të cilët kanë nevojë më shumë po vazhdojnë megjithatë deri më tani ka vetëm fjalë. Po flitet për një përpjekje të trajnerit Gjoka për të marrë mbrojtësin e Kukësit Alla me të cilin ka punuar një vit më parë por kjo vështirë të ndodhë sepse kukësianët nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga shërbimet e këtij futbollisti. Po ashtu edhe ardhja e malazezit Cicmil duket e vështirë seps edhe ai është nën kontratë me ekipin e Mlladostit. E njëjta situatë edhe për mbrojtësin tjetër të Kukësit Eni Imami. Merkatoja e janarit pikërisht këtë gjë ka problemin e saj kryesor. Shumica e lojtarëve janë nën kontrata dhe nuk mund të lëvizin kollaj.

Vllaznia nuk e ka luksin që të prishë kontratat e tyre duke ofruar dëmshpërblim dhe për këtë arsye, drejtuesve kuqeblu u duhet të presin vetëm ndonjë mosmarrëveshje të lojtarëve të ndryshëm me këto kluve për të përfituar. Gjithsesi duket shumë e vështirë. Në këto kushte, trajneri Gjoka padyshim është duke parë edhe pistën tjetër, atë të kontaktit me menaxherë të ndryshëm për të gjetur ndonjë futbollist kryesisht nga Ballkani. Reparti i mbrojtjes konsiderohet më problematiku dhe padyshim që duhet ndërhyrë megjithatë deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Ditët kalojnë në fakt dhe kjo nuk është gjë e mirë. Më 5 janar ekipi do të udhëtojë drejt Malit të Zi për të nisur stërvitjen dimërore dhe e mira do ishte që atë ditë, lojtarët që mendohet të jenë pjesë e Vllaznisë, të jenë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje. Përpjekje për këtë po bëhen shumë megjithatë duhet të presim. Ndoshta edhe vetë lojtarët nuk e kanë shumë mendjen tek merkatoja këtë periudhë pa mbaruar Viti i Ri.

Lexoni dhe kete

ROLAND VASIJA MEDALJE ARI NË TURNEUN E KOSOVËS

Tre xhudistë shkodranë kanë qenë pjesë e kombëtares shqiptare që mori pjesë në një turne …