Breaking News

VLLAZNIA SHUMË PRANË KUALIFIKIMIT HISTORIK

Dy ndeshje, dy fitore dhe vend I parë në grupin 10. Megjithatë kjo ecuri e deritanishme nuk I mjafton Vllaznisë në futboll për femra, për t’u kualifikuar për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës. Sfida përcaktuese do të jetë ajo që do të luajë pasditen e së martës në Lituani ndaj kampiones vendase- Gintra. Kampiones së Shqipërisë I mjafton edhe barazimi për të ruajtur vendin e parë dhe për të siguruar kualifikimin, por nuk do të jetë e lehtë. Drejtuesit e saj parashikojnë një betejë të fortë, ku padyshim që do të kenë kundër edhe arbitrimin.

Kjo u pa që në ndeshjen e dytë ndaj Birkirkara, ku Vllaznise iu mohuan dy gola dhe po ashtu, disa nga lojtaret e saj u ndëshkuan me dashje me kartona të verdhë, teksa kapitenia Franja pikërisht për shkak të tyre nuk do të luajë në ndeshjen e rradhës sepse është e penalizuar. Megjithatë presidenti Matija ka dashur ta mbajë skuadrën me këmbë në tokë duke u bërë të ditur futbollisteve por edhe stafit teknik se ende asgjë nuk kanë arritur. U ka kërkuar vlerësim maksimal të sfidës të së martës sepse vetëm kështu, mund t’ia dalin të arrijnë objektivin e tyre.

Ajo që nuk mund të mohohet është se më pranë se sivjet, Vllaznia nuk ka qenë kurrë për kualifikimin në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Përveç fitores dhe barazimit me Gintra, ekipi kuqeblu mund të kualifikohet edhe nëse humb me një gol diferencë ndaj ekipit lituanez, gjithmonë edhe nëse kampionia e Irlandës fiton ndaj asaj të Maltës. Gjërat duken të komplikuara disi megjithatë shkodranet kanë dëshirë të bazohen tek këmbët e tyre dhe do ta synojnë vetë kualifikimin, mundësisht me një fitore në takimin e së martës.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME PORTJERIN LAÇO

Pas firmës së hedhur me brazilianin Emerson, klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes …