VLLAZNIA – SKËNDERBEU LUHET ME TIFOZË

Mungesa e tifozëve është shumë e ndjeshme për ekipin e Vllaznisë dhe kjo u reflektua edhe në ndeshjen e javës së kaluar me Luftëtarin. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur që të bëjnë një lëvizje të shpejtë duke I kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit konvertimin e dënimit të fushës me gjobë dhe institucioni I futbollit e ka pranuar një gjë të tillë sipas rregulloreve që ai ka. Për këtë arsye, sfida e rradhës, ajo me Skënderbeun që do të luhet ditën e shtunë, do të zhvillohet me praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

Kjo gjë pritet të ndikojë për mirë tek skuadra në mënyrë që ajo të luftojë për të marrë me çdo kusht trepikëshin e fitores. Po ashtu bëhet e ditur se që nga paraditja e së premtes ka nisur edhe shitja e biletave për ndeshjen ndaj Skënderbeut. Prania e tifozërisë kuqeblu në shkallët e stadiumit pritet të jetë një motiv më shumë për futbollistët për të dhënë më të mirën e tyre në këtë takim shumë të rëndësishëm, të vlefshëm për javën e gjashtë të kategorisë Superiore.

Për këtë ndeshje, ekipi shkodran pritet të jetë më I plotë në krahasim me ndeshjet e tjera sepse rikthehet nga skualifikimi mesfushori Ramadani ndërkohë duket se kanë lënë pas dëmtimet Krymi dhe Gligorov. Po ashtu, mbetet për t’u parë edhe fakti nëse do të grumbullohet me ekipin për këtë takim mbrojtësi ugandez Ualusimbi I cili më në fund ka mbërritur në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë stërvitjen. Gjithsesi do të jetë stafi teknik që do të vendosë për këtë gjë, megjithatë e sigurtë është që objektivi I Vllaznisë në takimin me Skënderbeun do të jetë vetëm fitorja.

Lexoni dhe kete

RUDI VATA ANALIZON SEZONIN E KATEGORISË SUPERIORE

Tirana u bë kampione në momentin që Egbo u bë trajner i kësaj skuadre. Kështu …