Monday , 17 January 2022

“VLLAZNIA TA SIGUROJË EUROPËN PËRMES KAMPIONATIT”

Vllaznia ka lëshuar jo pak terren në kampionat dhe shanset e saj për t’u shpallur kampion tashmë janë më të pakta, megjithatë ajo mund të rrezikojë edhe Europën, ndonëse është në finale të Kupës së Shqipërisë.

Trajnerë e specialistë janë të mendimit se kuqeblutë duhet të sigurojnë fillimisht Europën përmes kampionatit sepse nëse nuk ndodh kjo, do të jenë të rrezikuar edhe për kupën.

Samuel Nikaj, Apollon Haxhi dhe Elis Legata kanë qenë të ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa për të folur në lidhje me këtë temë…

Pjesë e këtij emisioni ka qenë edhe trajneri i boksit Lazarin Vila që ka folur për suksesin e kombëtares tonë në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Kroaci…

Gjatë emisionit është folur edhe për kategorinë e parë dhe futbollin e femrave që kohët e fundit është shoqëruar nga disa fenomene aspak të mira në ndeshje të caktuara.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NISET PËR STËRVITJE DREJT ULQINIT

Vllaznia është nisur paraditen e së mërkurës drejt Ulqinit ku do të stërvitet për pak …