Breaking News

VLLAZNIA TË MËRKURËN NDAJ TIRANËS PËR KUALIFIKIM

Të mërkurën në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Takimi i parë, luajtur para dy javësh në kryeqytet siç dihet është fituar nga bardheblutë me rezultatin 2-0. Rezultat ky që i favorizon së tepërmi ata për të kaluar turin. Sakaq, Vllaznia duket se ka dëshirë ta provojë përmbysjen e këtij rezultati por shifrat dhe faktet nuk flasin në anën e saj. Për të përmbysur këtë rezultat, së pari duhent të shënojë tre gola, gjë që nuk e ka bërë akoma deri më sot në këtë kampionat. Por mbase mund ta bëjë këtë ndaj Tiranës.

Ndërkohë problemi më i madh qëndron tek mbrojtja sepse nuk duhet pësuar gol. Ky në fakt është një shqetësim jo i vogël sepse mbrojtja kuqeblu ka gabuar. Thuajse në të gjitha ndeshjet. Në njërën gabon portieri, në tjetrën mbrojtja dhe kësisoj nuk ka shumë garanci. Po ashtu, në mbrojtje do ketë sërish mungesa edhe të mërkurën. Denis Pjeshka vazhdon të jetë i pamundur dhe prandaj mbrojtja do të jetë po ajo e ndeshjeve të fundit. Tifozët kanë pak shpresa për kualifikim por stafi dhe futbollistët janë të bindur se mund t’ia dalin.

Skuadra shkodrane nga pasditja e së hënës do t’i rikthehet stërvitjes dhe do të zhvillojë seancën e rradhës ndërkohë që do të ketë edhe një tjetër ditën e martë, para se skuadra të grumbullohet për sfidën me Tiranën. Vllaznia ndodhet aktualisht në një pozicion aspak komode në renditjen e kampionatit, teksa është e pozicionuar në vendin e nëntë megjithatë, për momentin sfida është spostuar jo tek ndeshja e kampionatit me Kamzën që do të luhet ditën e shtunë në Shkodër por tek ajo e kupës me Tiranën të mërkurën.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI NE KRYE TE EKIPIT TE VLLAZNISE SE FEMRAVE NE VOLEJBOLL

Prej pak ditësh, Mark Kroqi i është rikthyer sërish detyrës së trajnerit, vetëm një vit …