Tuesday , 17 October 2017

VLLAZNIA TË MËRKUREN NDESHJE MIQËSORE ME KASTRIOTIN

Pas miqësores së zhvilluar pak ditë më parë në Laç ndaj skuadrës vendase, Vllaznia bëhet gati për një tjetër përballje testuese. Këtë herë përballë saj pritet të jetë Kastrioti i Krujës, skuadër kjo që në sezonin e ri do të drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Dita e zhvillimit të kësaj miqësoreje është fiksuar, do të luhet të mërkurën por ka mbetur pa u përcaktuar vendi se ku do të luhet ajo. Ka një dilemë nëse do të luhet në Krujë apo në Shkodër megjithatë kjo do të vendoset në orët në vazhdim. E rëndësishme është që trajneri Armando Cungu të testojë futbollistët e tij.

Nëse në ndeshjen ndaj Laçit debutoi me fanellën kuqeblu mesfushori Edon Hasani që madje ishte edhe autor i golit të vetëm të Vllaznisë në këtë miqësore, ndaj Kastriotit do të debutojë blerja tjetër e skuadrës shkodrane Gilman Lika. Edhe me të në fushë mbetet për t’u parë sesi do të ndërtohet formacioni nga ana e stafit teknik. Përballja me ekipin krutan në këtë mënyrë në njëfarë mënyrë është një përballje ndaj shkodranëve. Kjo ngaqë përveç trajnerit Nikaj, pjesë e Kastriotit janë edhe futbollistët shkodran Erkan Spahija, Alis Boci, Dritmir Beci, Ergi Borshi dhe Denis Dyca. E rëndësishme është që kjo miqësore t’u shërbejë të dy ekipeve në përgatitjet e tyre për sezonin e ri.

Tek Vllaznia ende nuk dihet nëse në këtë miqësore do të provohet ndonjë futbollist tjetër apo jo sepse për momentin nuk ka asnjë të tillë të ardhur në provë. Ata që u provuan deri më tani, kanë rezultuar të pavlefshëm dhe në këto rrethana, stafi teknik nuk po ngutet shumë në sjelljen e futbollistëve të tjerë. Baza e ekipit padyshim që do të jetë e përbërë nga futbollistë shkodranë megjithatë po punohet fort për të gjetur edhe 2-3 futbollistë të tjerë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL: JAVA E PARË, DY HUMBJE PËR EKIPET E VLLAZNISE

Java e parë e kampionateve të basketbollit ka rezultuar jo e suksesshme për ekipet e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin