Wednesday , 18 September 2019

VLLAZNIA, TË MËRKURËN PËR KUPË NË BURREL

Sezoni i ri futbollistik ka nisur me vrull për Vllazninë por edhe për gjithë ekipet e tjera pjesmarrëse në kategorinë e parë. Ekipi shkodran brenda kësaj jave do të udhëtojë dy herë drejt Burrelit. Kjo sepse të mërkurën do të luajë fillimisht për kupë ndaj skuadrës vendase ndërsa të shtunën do të përballet për kampionat. Kuptohet se vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar tek sfida e kampionatit. Kuqeblutë e nisin në mënyrën e duhur pjesmarrjen e tyre në kampionatin e kategorisë së parë duke fituar të shtunën me rezultatin 2-1 ndaj Korabit. Por kjo ecuri duhet të vazhdojë edhe më tej. Një fitore në Burrel do të thoshte pastaj se Vllaznia shkon më e qetë në përballjen direkte të javës së tretë me Dinamon në “Loro Boriçi”.

Trajneri Lika ka deklaruar se skuadra nga java në javë do të vijë në rritje dhe ky është një tregues pozitiv megjithatë në këto momente më shumë se për asgjë tjetër kanë rëndësi. Nga ana tjetër, pozitiv është edhe fakti se disa lojtarë që nuk ishin të gatshëm për ndeshjen me Korabin, do të mund të jenë në dispozicion të stafit teknik për sfidat e ardhshme. Vllaznia e ka detyrim rikthimin në Superligë në fund të sezonit. Megjithatë nuk do të jetë shumë e lehtë. Këtë e tregoi edhe Korabi i cili ndonëse kishte në përbërje thuajse të gjithë elementë të rinj, u mundua t’i rezistonte skuadrës shkodrane madje duke e vënë në vështirësi në momente të caktuara. Pa përmendur pastaj edhe faktin tjetër se disa skuadra në fushat e tyre janë vërtetë shumë të forta dhe kjo gjë e vështirëson jo pak objektivin e kuqebluve. Detyra e tyre megjithatë nuk ndryshon dhe ata duhet ta kthejnë me çdo kusht Vllazninë në mes ekipeve më të mira të futbollit shqiptar.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …