Thursday , 14 November 2019

VLLAZNIA TË SHTUNËN MIQËSORE ME EKIPIN U-19

Kampionatet kryesore të futbollit shqiptar si ai I kategorisë Superiore, I kategorisë së parë apo dhe ato të moshave, këtë fundjavë nuk do t’I luajnë ndeshjet e tyre të rradhës për shkak të angazhimeve të ekipeve tona kombëtare në ndeshjet zyrtare apo dhe miqësore. Në këtë kontekst shumë prej ekipeve të Superligës e kanë shfrytëzuar këtë fundjavë për të zhvilluar ndeshje miqësore dhe kështu ka vepruar edhe ekipi I Vllaznisë. Stafi teknik I saj ka vendosur që pasditen e së shtunës të luajnë një ndeshje ndaj ekipit U19 të Akademisë së këtij klubi. Ky takim do të luhet në orën 15.00 në fushën e kompleksit sportiv “Hasaj” dhe do t’u shërbejë trajnerëve Jonuz dhe Zmijani për të parë ekipet e tyre në prag të ndeshjeve të rradhës.

Me shumë të ngjarë tek kuqeblutë e rritur më shumë hapësirë në këtë miqësore do të kenë lojtarët e stolit të cilët do të kërkojnë t’I tregojnë edhe njëherë stafit teknik vlerat e tyre dhe për t’I thënë se janë të gatshëm në çdo moment që do t’I kërkohet të aktivizohen në fushë.Tek ekipi I parë I Vllaznisë ka nisur puna për të përgatitur takimin e rradhës, atë që do të luajë fundjavën tjetër ndaj Partizanit në Shkodër.

Momenti që po kalojnë kuqeblutë është shumë I mirë pas fitores me Kukësin dhe tashmë ata e shohin veten në krye të renditjes. Në këto rrethana do të kërkojnë të mos e lëshojnë atë, edhe ngaqë kalendari I ndeshjeve të ardhshme nuk është shumë I favorshëm. Po ashtu, pritet që në shkallët e stadiumit të ketë shumë tifozë të cilët do ta mbështesin Vllazninë për të marrë një fitore të vlefshme ndaj skuadrës së kuqe.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …