Breaking News

VLLAZNIA TEST KONTROLLI, SKUADRA NUK BIND SHUMË

Ekipi I Vllaznisë ka mbyllur javën e parë të stërvitjes dhe stafi teknik ka organizuar një ndeshje kontrolli brenda-përbrenda skuadrës. Qëllimi I organizimit të saj ka qenë ndër të tjera edhe për t’I dhënë mundësinë drejtorit të ri sportiv të klubit shkodran, turkut Engin Firat, për t’u njohur me kontigjentin e futbollistëve që janë aktualisht në stërvitje. Firat ka mbërritur tek fusha e stërvitjes, I shoqëruar nga administrator Lici dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes ka mbajtur shënime në lidhje me emrat e futbollistëve por edhe vendosjen e tyre në fushë. Megjithatë drejtori sportiv nuk ka qëndruar deri në fund. Arsyeja duket se ka qenë pakënaqësia për atë çfarë ka parë në fushën e lojës. Në fakt, edhe pritshmëria nuk ka qenë e madhe.

Futbollistët kanë vetëm pak ditë stërvitje dhe ende nuk kanë marrë formën e duhur dhe përpos kësaj, janë provuar edhe lojtarë të cilët kanë ardhur për t’u provuar dhe që nuk kanë treguar asgjë. Sa I takon ndeshjes, ekipi I dytë në fakt ka luajtur më mirë sesa ai që mund të konsiderohet ekip I parë, në rradhët e të cilit kanë luajtur edhe futbollistë si Sherri, Gocaj, Gurishta, Marku, Krymi, Tafili, Lika e të tjerë. Formacioni me titullarët e mësipërm ka kaluar I pari në avantazh dhe autor I golit ka qenë mesfushori Alsid Tafili. Pak minuta më vonë ka barazuar shifrat Denis Balaj me 11-metërsh ndërsa në pjesën e dytë ka qenë Mario Kola ai që ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për ekipin e dytë.

Por pavarësisht kësaj, ndeshja e kontrollit nuk ka treguar ndonjë nivel të lartë loje dhe padiskutim që drejtuesit e kanë kuptuar se ndërhyrja në merkato është domosdoshëri. Nga java e ardhshme mund të vijnë edhe futbollistët e parë megjithatë për të parë Vllazninë e vërtetë duket se duhet pritur edhe disa ditë.

Lexoni dhe kete

NJË BRAZILIAN NË PROVË TEK VLLAZNIA, VJEN EDHE DREJTORI FIRAT

E ndërsa tek Vllaznia janë në pritje të hedhjes së shortit të kategorisë së parë, …