Friday , 22 October 2021

VLLAZNIA – TEUTA, TË SHTUNËN NË ORA 19:45 NË “LORO BORIÇI”

Ekipi i Vllaznisë e ka lënë pas ndeshjen e fituar me Laçin në javën e parë të kampionatit dhe nga sot ka nisur përgatitjet për sfidën e javës së dytë. Atë që do të luajë ditën e shtunë në orën 19.45 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj kampiones në fuqi të vendit, Teutës.

Rëndësia e këtij takimi është shumë e madhe sepse do të ndeshen dy ekipet më të mira të sezonit të kaluar dhe përpos kësaj, kuqeblutë duan të marrin revanshin e titullit të humbur vetëm për shkak të golaverazhit. Trajneri Brdariç dhe stafi i tij e kanë të qartë se i pret një ndeshje edhe më e vështirë se ajo ndaj Laçit dhe padyshim që do ta vlerësojnë maksimalisht atë.

Kuptohet që nuk duan të bëjnë gabimet e ndeshjes finale të Superkupës po ndaj këtij kundërshtari. Tashmë është histori tjetër dhe natyrisht që duhet përqendrim nga fillimi e deri në fund. Gjë pozitive është se pas rikthimit të mbrojtësit Diagne, me shumë mundësi të gatshëm do të jenë edhe sulmuesit Ardit Hoxhaj e Gjurgjeviç.

Por nëse sulmi duket në lartësinë e duhur, stafi i trajnerëve duhet të punojë për të rregulluar edhe disa gjëra në mbrojtje sepse ndaj Laçit ky repart çaloi jo pak. Një fitore edhe ndaj Teutës do ta fuste Vllazninë në shinat e duhura për pretendimet e saj për fitimin e titullit kampion edhe në sezonin e ri. Megjithatë është vetëm fillimi dhe kuptohet që gjërat duhen marrë shtruar.

Kontigjenti i lojtarëve këtë sezon është më i plotë dhe prej tij duhet marrë maksimumi. Kampionati i sivjetëm pritet të jetë më i fortë dhe në garë për momentin janë plot 7 ekipe, çka do të thotë se fitimi i titullit kampion do të jetë një rebus i vërtetë.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …