Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

VLLAZNIA U-15 FITON 4 – 2 NDAJ BRIANS

Vllaznia U15 është rikthyer tek fitorja dhe në kuadrin e ndeshjeve të javës së 13-të të kampionatit kombëtar të grupmoshës U15, ajo ka mundur me rezultatin 4-2 ekipin Brians. E planifikuar për t’u luajtur të shtunën në fushën sportive “Reshit Rusi”, ajo ishte shtyrë për në mesjavë dhe në përfundim të saj dhuroi fitoren e ekipit shkodran.Takimi në fakt ka patur zhvillime shumë interesante. Në minutën e 20-të ka qenë futbollisti Halili që ka zhbllokuar shifrat duke kaluar në avantazh Vllazninë. Ndërkohë gjashtë minuta më vonë ka qenë Ersi Zaganjori që ka dyfishuar shifrat dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 për kuqeblutë.

Një epërsi e tillë krijoi bindjen se ata do ta fitonin ndeshjen, por nuk do të ndodhte kështu. Brians brenda dy minutash do të shënonte dy herë dhe do të barazonte shifrat, fillimisht me anë të Myrtes në minutën e 52-të dhe pas dy minutash me anë të Sefgjinit. Futbollistët shkodranë nuk pajtohen me një gjë të tillë dhe reagojnë menjëherë. Ata fitojnë të drejtën e një 11-metërsh dhe atë e merr përsipër ta gjuajë Zaganjori dhe ndonëse portieri mik reagon, ai sërish e dërgon topin në rrjetë duke rikthyer në avantazh Vllazninë U15.

Ndërkohë në minutën e 72-të ka qenë përsëri Zaganjori që ka shënuar edhe golin e tretë personal dhe ndërkohë të katërtin për ekipin e tij duke fiksuar kësisoj rezultatin përfundimtar 4-2 të kësaj ndeshje. Me këtë trepikësh Vllaznia U15 është ngjitur në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e tretë të renditjes.

Lexoni dhe kete

VALTER FUSHAJ: JAM I GATSHËM PËR TË BLERË VLLAZNINË

Vendimi i Këshillit Bashkiak Shkodër për të dhënë dakordësinë e nisjes së procedurave për shitjen …