Wednesday , 13 June 2018

VLLAZNIA U-15 SHPALLET KAMPIONE PËR ZONËN E VERIUT

Vllaznia U-15 është kampionia e parë e shpallur për sezonin 2017-2018 në futbollin e moshave për Zonën e Shkodrës. Ajo ka mundur në finale me rezultatin e pastër 3-0 ekipin Atletik duke kompletuar një sezon të shkëlqyer në të cilin ka zhvilluar 23 ndeshje dhe i ka fituar të gjitha ato. Pas përfundimit të kësaj ndeshje, është zhvilluar ceremonia përmbyllëse e kampionatit. Momenti më interesant ka qenë kur Avenir Dani i ka dorëzuar kupën kapitenit të ekipit të Vllaznisë dhe më pas, tek futbollistët 15 vjeçarë kuqeblu ka nisur festa. Trajneri Brikeno Bizi është shprehur i lumtur për këtë sukses por më shumë sesa për trofeun e fituar, për atë se në skuadër ka disa elementë që premtojnë shumë për të ardhmen.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës Rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit në Shkodër, Hysen Zmijani, vlerëson suksesin e Vllaznisë.

Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të këtij kampionati, është shpallur edhe sportisti më i mirë i grupmoshës U-15. Specialistët kanë vlerësuar futbollistin e Vllaznisë Klevis Bebeziqin si më të mirin dhe ka qenë i mirënjohuri Edi Martini, ai që i ka dorëzuar diplomën atij. Një futbollist i cili luan si mesfushor dhe ka të dhëna shumë të mira dhe jo më kot, vlerësohet si një sportist me shumë të ardhme dhe prandaj ka marrë edhe këtë vlerësim.

Lexoni dhe kete

OFERTA PËR LOJTARËT KUQEBLU, HAXHIOSMANOVIÇ DO PANKINËN

Tek Vllaznia është e sigurtë se përveç Kalajës do të ketë edhe largime të tjera. …