Monday , 26 October 2020

VLLAZNIA U-16 SHPALLET KAMPIONE E SHQIPËRISË

Pas triumfit të ekipit të 19 vjeçarëve, një tjetër ekip i Akademisë Vllaznia shpallet kampion i Shqipërisë për sezonin 2016-2017. Ekipi U-16 i saj që merr pjesë në kampionatin e 17 vjeçarëve, pasi është shpallur pak kohë më parë kampion i Zonës së Veriut, dje pasdite është shpallur edhe Kampion i Shqipërisë. Ky ka qenë verdikti i turit final të ndeshjeve që u zhvilluan në Elbasan. Ky tur ka patur tre skuadra që kanë kërkuar titullin kampion, Vllaznia, Elbasani dhe Shkëndia e Durrësit. Ndeshjet kanë qenë triangolare dhe ekipi që do të grumbullonte pikë më shumë, do të shpallej kampion.

Në ndeshjen e parë, Vllaznia U-16 është përballur me Shkëndinë dhe ka fituar me rezultatin 2-1 falë golave të shënuar nga Barbullushi dhe Kerjota. Ndërkohë, kuqeblutë kanë fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Elbasanit, këtë herë me rezultatin 3-1. Autorë të golave në këtë takim të fundit kanë qenë Amuli, Krymi dhe Kerjota. fitorja edhe në këtë takim, u ka dhënë mundësinë futbollistëve shkodranë të grumbullojnë pikë më shumë se dy ekipet e tjera duke merituar kësisoj kupën e ekipit kampion. Për rrjedhojë, në fund të ndeshjeve është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të saj. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë Hysen Zmijani ai që ia ka dorëzuar kupën kapitenit të ekipit Sabah Kerjota.

Pas këtij momenti ka shpërthyer edhe festa në kampin shkodran. Një sukses i merituar i të gjithë futbollistëve, trajnerëve Nefail Zhejani e Denis Zmijani, drejtuesve të Akademisë dhe atyre të klubit që i janë gjendur gjithnjë pranë dhe për këtë arsye, suksesi i djeshëm i këtij ekipi merr edhe më shumë vlerë. Titujt kampionë që po fitojnë ekipet e Akademisë Vllaznia nuk janë thjesht tituj por një tregues i vlerave që kanë brenda këto ekipe sepse kemi të bëjmë me futbollistë të talentuar që premtojnë shumë për të ardhmen dhe padiskutim që kjo ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PËRBALLË KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mËsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …