Wednesday , 13 November 2019

VLLAZNIA U-17 BARAZIM ME SHUMË VLERË, RENDITET I DYTI

Java e tretë e kampionatit kombëtar të moshave nuk ka dhuruar rezultate shumë të mira për ekipet e Akademisë Vllaznia të cilët kanë marrë një barazim dhe një humbje në ndeshjet që ato kanë luajtur. Vllaznia U17 ka marre nje tjeter rezultat pozitiv, kete here nje barazim ne transferte dhe per rrjedhoje vazhdon te jete ne vendet e para te tabeles se klasifikimit pas javes se trete te kampionatit. Ajo ka luajtur ne Peze- Helmes ndaj Internacional dhe ka qene nje takim shume i forte sepse te dy ekipet ishin me pike te barabarta ne krye te renditjes.

Ne fakt kane qene vendasit ata qe shenuan te paret me ane te Rushitit por avantazhi i tyre ka zgjatur vetem kater minuta sepse kuqeblute kane arritur te barazojne menjehere. Ka qene kapiteni Enes Papaj ai qe ka shenuar golin e barazimit dhe kesisoj pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 1-1. Ne te dyten nuk kane munguar rastet dhe perpjekjet e te dy ekipeve per te shenuar serish, por gol nuk ka patur. Deri ne fund asgje nuk ka ndryshuar sa i takon rezultatit dhe perfundimisht kjo ndeshje eshte mbyllur ne barazim 1-1. Me kete pike te dy ekipet ndajne vendin e dyte dhe te trete te renditjes me nga shtate pike secili.

Po për këtë kampionat, KF Shkodra ka marrë një fitore me shumë vlerë në Tiranë ndaj Partizanit me rezultatin 2-1. Ndërkohë për kampionatin e të rinjve, Vllaznia U19 nuk ka arritur dot të gjejë fitoren e parë në kampionat sepse është mundur 1-0 nga Internacional. Në këtë mënyrë ky ekip i ka bërë një nisjes aspak të mirë kampionatit sepse në tre ndeshje ka marrë vetëm një pikë, por mundësitë e tij janë për të bërë më shumë dhe me siguri që në ndeshjet e ardhshme do të vijnë edhe rezultatet pozitive të tij.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …