Tuesday , 16 January 2018
Breaking News

VLLAZNIA U-17 FITON 4-1 NDAJ INTERNACIONAL TË VENDIT TË DYTË

Gabimi i javës së kaluar ndaj Kukësit është bërë mësim nga futbollistët e ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia të cilët në ndeshjen e rradhës ndaj rivalit të tyre kryesor, ekipit Internacional të Tiranës kanë zhvilluar një lojë shumë të bukur dhe kanë fituar me rezultatin e thellë 4-1. Ndeshja është dominuar nga kuqeblutë e trajnerit Zhejani të cilët kanë treguar një nivel të lartë futbolli.

Që në minutat e para, ekipi shkodran ka kaluar në avantazh me anë të futbollistit Samuel Asllani por pak minuta më vonë, kanë qenë miqtë të cilët kanë barazuar shifrat. Ky barazim krijoi përshtypjen se ndeshja do të ishte e barabartë por në fakt nuk do të ndodhte kështu. Vllaznia U-17 nuk ka qenë dakord me atë rezultat dhe është hedhur në sulm duke shënuar edhe golin e dytë me anë të mesfushorit Rigers Xhahysa. Pjesa e parë në këtë mënyrë është mbyllur në shifrat 2-1 për ekipin shkodran. Në pjesën e dytë, epërsia e tij do të vazhdonte dhe kjo do të çonte në thellimin e rezultatit. Autor i golit të tretë do të ishte sërish Xhahysa ndërsa për ta mbyllur ndeshjen do të mendonte sulmuesi Rejdison Gjurkaj që ka shënuar golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes.

Përfundimisht 4-1 për Vllaznia U-17 e cila me këtë trepikësh është ngjitur në kuotën e 25 pikëve duke lënë tashmë Internacionalin e drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori me tre pikë më pak në renditje. Fakti që ndaj rivalëve direkt ky ekip fiton edhe me rezultate të thella tregon se ai bën diferencën me to dhe natyrisht që do të jetë deri në fund të kampionatit një nga ekipet pretendente për fitimin e titullit kampion këtë sezon.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FITON THELLËSISHT 7-1 MIQËSOREN ME “VLLAZNINË B”

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 7-1 miqësoren e luajtur pasditen e së shtunës …