VLLAZNIA U-17 FITON ME REZULTAT TË THELLË NDAJ DINAMOS

Vllaznia U17 ka fituar ndeshjen e rradhës duke marrë një rezultat shumë të thellë. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 7-2 ndaj Dinamos në “Reshit Rusi”. Ndeshja në fakt ka nisur më mirë për dinamovitët që brenda disa sekondash kanë kaluar në avantazh me anë të Ismailit por nuk ka kaluar më shumë se një minutë dhe Flori Spahija ka barazuar për ekipin shkodran. Ndërkohë në minutën e 6-të ka qenë kapiteni Enes Papaj që ka shënuar edhe golin e dytë dhe ka rikthyer në avantazh ekipin shkodran që më pas, vazhdon të luajë mirë dhe Perloshi ka shënuar edhe golin e tretë dhe në këtë mënyrë, pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 3-1.

Në të dytën ndërkohë do të kishte edhe shumë gola të tjerë. Të katërtin e shënon Perloshi ndërkohë që Vaka shënon të dytin për Dinamon duke u munduar të rifusë në lojë ekipin e tij por nuk do të ndodhte kështu. Papaj do të shënonte menjëherë të pestin para se të largohej nga fusha, ndërkohë që në minutat e fundit, Mujaxhi dhe Gurra do të shënonin edhe dy gola të tjerë dhe kësisoj i gjithë takimi është mbyllur me rezultatin e thellë 7-2. Me këtë trepikësh, Vllaznia U17 është ngjitur në kuotën e 26 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje, duke qenë vetëm 3 pikë larg Shënkollit të vendit të dytë.

Ndërkohë, Vllaznia U19 ka bërë një hap të gabuar duke mos arritur dot të fitojë ndaj Dinamos duke humbur kështu mundësinë për të ngjitur disa shkallë në tabelën e renditjes. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” është arritur barazimi 1-1 në këtë përballje. Ka qenë Dinamo që ka kaluar e para në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Peshkut.

Vllaznia u gjend e papërgatitur nga pësimi i këtij goli dhe u mundua të reagonte por golin e barazimit ia doli ta shënonte me anë të Ardit Nikajt vetëm në minutën e 77-të.Pas këtij goli pati sërish përpjekje për të shënuar edhe golin e fitores megjithatë Vllaznia U19 nuk ia doli duke u mjaftuar kësisoj me barazimin 1-1. Me këtë pikë ajo është ngjitur në kuotën e 18 pikëve dhe mban vendin e gjashtë të renditjes.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …