Wednesday , 8 February 2023

VLLAZNIA U-17 HUMB 0-1 FINALEN ME FLAMURTARIN

Vllaznia U-17 nuk ka mundur dot të shpallet kampione e Shqipërisë për sezonin 2014-2015. Në ndeshjen finale të luajtur ditën e djeshme në Tiranë, ajo është mundur me rezultatin 1-0 nga Flamurtari që kësisoj është skuadra kampione për këtë edicion futbollistik për këtë grupmoshë. Takimi është shoqëruar me rivalitet dhe fillimi ka qenë shumë I mirë për kuqeblutë të cilët kanë patur dy- tre raste shënimi në minutat e para të ndeshjes, por nuk ia kanë dalë dot ta dërgonin topin në rrjetën kundërshtare. Atë që nuk e ka bërë Vllaznia, e bëri Flamurtari I cili në minutën e 36-të ka arritur të shënojë golin e vetëm të ndeshjes, një gol mëse I evitueshëm nga portieri shkodran që ka gabuar në zotërimin e topit I cili më pas përfundoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, presioni I skuadrës së drejtuar nga trajneri Alban Volumi për të shënuar është rritur megjithatë futbollistët e saj kanë qenë të pafat teksa në një moment topi ka goditur edhe shtyllën por pa përfunduar dot në rrjetë. Në këtë mënyrë, krejt ndeshja është mbyllur me fitoren 1-0 të Flamurtarit I cili kësisoj është shpallur kampion I Shqipërisë për këtë sezon.

Vllaznia nga ana tjetër, mjaftohet me faktin që doli në finale. Kuptohet që me pak kujdes mund të kishte qenë edhe kampione megjithatë sezoni që ka zhvilluar këtë vit ka qenë shumë I mirë. Ekipet e Akademisë Vllaznia në këtë mënyrë nuk kanë arritur me asnjërën grupmoshë të shpallen kampionë për këtë sezon por gjithsesi kanë qenë protagonistë me lojërat e zhvilluara dhe mbi të gjitha me elementin cilësor që po nxjerr për ekipin e parë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA AFRON LOJTARIN E TRETË TË HUAJ NË EKIP

Ditët e fundit kanë sjellë disa ndryshime te Vllaznia në basketboll për meshkuj. Kështu, pas …