VLLAZNIA U-17 HUMBET NË FINALE DHE SHPALLET NËNKAMPIONE

Vllaznia U-17 nuk ka arritur dot të shpallet kampione e Shqipërisë për sezonin 2017-2018. Në ndeshjen finale të luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, ajo është mundur me rezultatin 3-1 nga Besa e Kavajës. Kjo e fundit është treguar më e saktë në interpretimin e ndeshjes dhe e ka merituar fitoren. Në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 17-të ka qenë Meçja ai që brenda zone ka goditur saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetën e portës shkodrane. Me rezultatin 1-0 do të mbyllej pjesa e parë në favor të Besës. Në të dytën pritej një reagim i Vllaznisë por në fakt, ajo nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë.

Në minutën e 63-të ka qenë sërish Meçja që ka shënuar edhe golin e dytë për Besën ndërsa shtatë minuta më vonë, Krasniqi do të shënonte golin e tretë, atë që do të vuloste përfundimisht suksesin e kësaj skuadre. Në minutat e fundit, arbitri i takimit ka akorduar një 11-metërsh për kuqeblutë dhe nga pika e bardhë Mali ka qenë i saktë duke shënuar dhe duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej me shifrat 3-1 në favor të Besës që kësisoj është kampione e Shqipërisë për këtë sezon. Vllaznia U-17 ndërkohë mjaftohet me vendin e dytë dhe natyrisht që mund të konsiderohet një kampionat shumë i mirë për të, duke kaluar ndoshta edhe pritshmëritë që drejtuesit kanë patur. Largimet e disa lojtarëve cilësorë apo dhe dëmtimet e disa të tjerëve, kanë prishur jo pak planet e trajnerit Zhejani, por gjithsesi dalja në finale është një sukses për të.

Nga ana tjetër, krejt ndryshe është situata me Vllazninë U-19 e cila do të luajë të enjten finalen ndaj Flamurtarit në Elbasan. Djemtë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani konsiderohen favoritët kryesorë për shpalljen kampionë megjithatë duhen pritur edhe 90 minutat e fundit të këtij kampionati.

 

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-19 GATI PËR GJYSMËFINALEN NDAJ TEUTËS

Trajneri i kombëtares U-19 Erjon Bogdani vërtetë që në deklaratën e tij ua la derën …