VLLAZNIA U-17 MERR TJETËR FITORE, VAZHDON KRYESIMIN

Java e shtatë e kampionateve të moshave ka dhuruar një tjetër fitore për ekipin e 17 vjeçarëve të Akademisë së Vllaznisë ndërkohë që disi papritur ndoshta, ka humbur ekipi i 19 vjeçarëve ndaj njërit prej rivalëve më të fortë të kampionatit, Shkëndisë së Tiranës. Sa i takon ndeshjes së parë, goli i shënuar nga sulmuesi Rejdison Gjurkaj në pjesën e dytë i ka mjaftuar ekipit Vllaznia U-17 të fitojë një tjetër ndeshje. Këtë herë ndaj Shkëndisë së Tiranës. Në fund të takimit, kuqeblutë kanë rregjistruar fitoren e rradhës, këtë herë me rezultatin 1-0. Vllaznia gjithsesi ka qenë më kërkuese, kuptohet edhe prej renditjes por edhe faktit tjetër se ndeshja luhej në “Reshit Rusi” dhe kishte edhe mbështetjen e tifozëve të saj. Pjesa e parë, pavarësisht rasteve të krijuara, nuk ka dhuruar gol. Në të dytën, pikërisht në minutën e 57-të sulmuesi Gjurkaj brenda zone ka gjuajtur saktë dhe ka shënuar të vetmin gol të ndeshjes. Përfundimisht 1-0 për Vllaznia U-17 që arrin fitoren e gjashtë në kampionat dhe me 19 pikë udhëheq e vetme renditjen.

Ndërkohë, ndryshe nga sa u mendua, Vllaznia U-19 nuk arriti dot të fitojë ndaj Shkëndisë së Tiranës dhe të barazohej me të në renditje. Djemtë nga kryeqyteti kanë arritur të fitojnë 1-0 me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Një humbje disi e papritur sepse opinioni sportiv por edhe futbollistët dhe trajnerët Zmijani e Kola ishin përgatitur për një rezultat ndryshe. Sidomos pjesa e parë ka qenë shumë e bukur për kuqeblutë të cilët kanë krijuar më shumë volum loje, kanë patur edhe raste por të pakonkretizuara dot. Në të dytën ndërkohë, kur pritej ndoshta që Vllaznia U-19 të shënonte, erdhi goli i miqve.

Ka ndodhur në minutën e 65-të dhe më pas, ndonëse futbollistët shkodranë janë munduar të barazojnë por ndoshta nga nxitimi, nuk ja kanë dalë. Përfundimisht 1-0 për Shkëndinë e Tiranës që vazhdon të kryesojë me meritë renditjen e kampionatit për këtë grupmoshë ndërkohë që Vllaznia mbetet gjashtë pikë larg kësaj skuadre.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET EDICIONI I XVII-të i TURNEUT “NËNË TEREZA” NË XHUDO

Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në …