VLLAZNIA U-17 MUND 3 – 1 INTERNACIONALIN

Vllaznia U17 e ka mbyllur me fitore vitin 2019. Në ndeshjen e fundit ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit Internacioal në takimin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Por duhet thënë se nuk ka qenë një fitore e lehtë megjithatë protagonist kryesor I këtij suksesi këtë herë ka qenë një mbrojtës, pikërisht Flori Spahija që ka shënuar dy prej tre golave të kuqebluve në këtë takim. Ai e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 9-të pas një goditje me kokë Brenda zonës por më pas miqtë nga Tirana kanë barazuar në minutën e 23-të.

Pjesa e parë pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve nuk ka dhuruar gol tjetër dhe ajo është mbyllur në barazim 1-1. Në pjesën e dytë sërish ishte një lojë e ekuilibruar por për të zgjidhur fatin e kësaj ndeshje do të mendonte sërish Spahija. Në minutën e 59-të ai ka shënuar edhe golin e dytë duke kaluar në avantazh Vllazninë U17. Padiskutim që kjo ka qenë ndeshja e këtij lojtari, që edhe në mungesë të kapitenit Papaj, ka marrë rolin e liderit në këtë takim dhe ndonëse luan si mbrojtës I majtë, është shfaqur edhe si golashënues dhe duke ndihmuar ekipin e tij ta fitonte ndeshjen.

Për ta mbyllur atë do të mendonte mesfushori Alivoda që në minutën e 66-të ka shënuar edhe golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes duke bërë që takimi të mbyllej kësisoj me shifrat 3-1 në favor të Vllaznia U17. Me këtë trepikësh ekipi shkodran e ka mbyllur këtë vit në vendin e dytë të renditjes dhe është brenda objektivit të tij.

Lexoni dhe kete

RUDI VATA ANALIZON SEZONIN E KATEGORISË SUPERIORE

Tirana u bë kampione në momentin që Egbo u bë trajner i kësaj skuadre. Kështu …