VLLAZNIA U-17 MUND KF SHKODRA DHE SHKON NË FINALE

Vllaznia U17 ka dalë në finale të kampionatit kombëtar të kësaj grupmoshe dhe tashmë pretendon fitimin e titullit kampion. Ajo ka fituar me rezultatin 2-1 “derbin” me KF Shkodra ne takimin e luajtur pasditen e së dielës ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez dhe kesisoj ka siguruar daljen ne finalen e kampionatit. Nje loje e dominuar nga kuqeblute e trajnereve Bizi e Pirani e si rrjedhoje gjithçka ka folur ne favorin e tyre.

Ne pjesen e pare ka qene sulmuesi Antonio Delaj qe ka kaluar ne avantazh Vllaznine me golin e shenuar ne minuten e 38-te. Me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes. Nderkohe ne pjesen e dyte ka vijuar serish loja e mire e kuqebluve qe kane shenuar edhe golin e dyte perseri me ane te Delajt ne minuten e 90-te te ndeshjes.

Sakaq, ne shtese ka qene Oborri qe ka ngushtuar shifrat per KF Shkodra por nuk ka patur kohe me shume ne dispozicion dhe gjithçka eshte mbyllur me fitoren 2-1 te Vllaznise. Kjo e fundit ne kete menyre ka siguruar kesisoj daljen ne finalen e kampionatit te ketij sezoni ku do te ndeshet me ekipin e Shënkollit që ka fituar në gjysmëfinalen tjetër me rezultatin 3-2 ndaj Akademisë së Futbollit.

Ndërkohë të dy ekipet janë në pritje të njoftimit të Federatës që do të caktojë tashmë vendin dhe datën se kur do të luhet kjo finale. Pavarësisht këtyre gjërave, Vllaznia U17 duket shumë e vendosur për ta fituar titullin kampion këtë sezon dhe në fakt e meriton sepse ka disa sezone që i është ofruar, por pa arritur ta bëjë dot realitet.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …