Breaking News

VLLAZNIA U-17 NË VEND TË PARË, SHPALLET “KAMPIONE DIMRI”

Ecuria shumë pozitive e ekipit Vllaznia U-17 ka vijuar me një tjetër fitore. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e prapambetur të javës së 11-të të kampionatit, atë të luajtur në Laç ndaj skuadrës vendase. Kjo ndeshje duhej të ishte luajtur javën e kaluar por për shkak të përmbytjeve që pushtuan këtë qytet, bënë që kjo ndeshje të shtyhej dhe të luhej pikërisht dje. Në fund të takimit, Vllaznia U-17 ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0. Protagonistë të kësaj fitoreje, kanë qenë dy ndër lojtarët më të zakonshëm që shënojnë për këtë skuadër, pikërisht Rigers Xhahysa dhe Sindrit Barbullushi.

Me këtë trepikësh, ekipi shkodran që drejtohet me sukses nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani, është ngjitur në kuotën e 28 pikëve duke qenë sërish në vendin e parë dhe kësisoj duke u kurorëzuar me titullin simbolik “kampion i dimrit” Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e prapambetur ndaj Laçit edhe ekipi U-19 i Akademisë Vllaznia. Në fund të takimit, kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Luan Zmijani e Gjon Kola, kanë rregjistruar rezultatin 2-1. Autorë të golave për ta kanë qenë mesfushori Elmir Lekaj dhe sulmuesi Ildi Gruda. Padyshim që një fitore e tillë do i shërbejë për mirë ekipit shkodran në prag të nisjes së pushimeve të fundvitit. Me siguri që vitin e ardhshëm, ecuria e tij do të jetë edhe më e mirë.

Me fitoren e sotme, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 22 pikëve pas 11 javësh kampionat. Ai ka arritur 7 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje ndërkohë që golaverazhi i tij është 24-12. Me 22 pikë në renditje është edhe Tirana që gjithsesi mban vendin e tretë ngaqë ka golaverazh më të mirë ndërsa udhëheqin renditjen Partizani e Shkëndia e Tiranës me nga 26 pikë.

Lexoni dhe kete

FRANKO BURRAJ DY REKORDE NË DY DITË NË “TARRAGONA 2018”

Atleti shkodran Franko Burraj thyen sërish rekordin kombëtar të garës së 400 metrave. Në finalen …