VLLAZNIA U-17 TJETËR FITORE, BARAZON SËRISH VLLAZNIA U-19

Një fitore dhe një barazim kanë arritur ekipet e Akademisë Vllaznia edhe këtë javë duke përsëritur rezultatet e javës së kaluar dhe për koinçidencë ka qenë sërish ekipi U17 që ka fituar ndërsa ai U19 ka barazuar përsëri.

Vllaznia U17 ka marrë një fitore me shumë vlerë kur sheh mënyrën si është arritur dhe për më tepër, ka qenë një fitore në transfertën e Lezhës ndaj Brians. Kuqeblutë e drejtuar ga trajneri Brikeno Bizi 15 minuta para fundit, kanë qenë në disavantazh, por në fund gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe ata kanë fituar me rezultatin 2-1. Ka qenë minuta e 67-të kur Nikolli ka kaluar në avantazh ekipin Brians. U duk se me këtë gol vendasit do të ishin më pranë fitores, por nuk do të ndodhte kështu sepse shkodranët nuk hoqën dorë nga pretendimet e tyre për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje.

Si rrjedhojë e këtyre përpjekjeve, ka qenë mbrojtësi Qerpiku që do të barazonte rezultatin në minutën e 77-të ndërkohë që gjashtë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i shumëpritur i fitores, me autor Hasanin. Në këtë mënyrë, Vllaznia U17 fitoi 2-1 dhe mori një trepikësh me shumë vlerë. Ajo tashmë është ngjitur në kuotën e 29 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje.

Vllaznia U19 sakaq ka barazuar 2-2 në ndeshjen e luajtur në kryeqytet ndaj Termit. Kanë qenë vendasit atë që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Maçit, megjithatë shkodranët nuk janë demoralizuar dhe kanë arritur të barazojnë fillimisht me anë të sulmuesit Angjelo Radovani dhe po ky futbollist do të shënonte edhe golin e dytë.

Vllaznia nga minuta e 52-të ka luajtur me një futbollist më pak sepse Nikaj është ndëshkuar me karton të kuq dhe pesë minuta para fundit, vendasit kanë arritur të shënojnë dhe të barazojnë shifrat në 2-2. Me këtë pikë, Vllaznia U19 është ngjitur në kuotën e 19 pikëve dhe mban sërish vendin e gjashtë në renditje.

Lexoni dhe kete

9 KLUBE BOJKOTOJNË NISJEN E SEZONIT TË RI FUTBOLLISTIK

Mbledhja e sotme e Ligës Profesioniste bashkë me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit ka …