Wednesday , 24 January 2018

VLLAZNIA U-19 FITON 2-0 TË PRAPAMBETURËN ME INTERNACIONAL

Vllaznia U-19 ka arritur të fitojë ndeshjen e prapambetur të kampionatit, atë ndaj ekipit Internacional. Kjo ka qenë një ndeshja e javës së 10-të të kampionatit, ajo që nuk u luajt të shtunën  e kaluar për shkak të reshjeve të shumta të shiut që pushtuan fushën sportive “Reshit Rusi”. Kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0. Në fakt ka qenë një ndeshje e vlerësuar vlerësuar maksimalisht këtë takim, nisur nga gabimi i javës së kaluar me Kukësin. Kjo gjë u pa qartë në fushën e lojës dhe për këtë arsye, fitorja nuk është vënë asnjëherë në dyshim.

Në pjesën e parë ka shënuar mesfushori Uheid Hoxha ka derguar topin ne rrjete pas disa kombinimeve te sakta bashke me koleget e tij. Hoxha rikthehet në rradhët e këtij ekipi pas njëfarë shkëputje dhe ka qenë një rikthim në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërsa në të dytën, ka vulosur rezultatin përfundimtar sulmuesi Kamelio Palushani. Me këtë fitore, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 19 pikëve, po aq sa edhe Tirana dhe Akademia, ekipe këto që janë vënë në ndjekje të Shkëndisë dhe Partizanit të cilët kryesojnë renditjen me 26 dhe 23 pikë. Gara në vazhdim të kampionatit pritet të jetë shumë e fortë sepse të pesë këto ekipe pretendojnë të kalojnë në play- off dhe më pas të luftojnë për fitimin e titullit kampion.

Ndërkohë ndeshjet e rradhës për dy ekipet e Akademisë Vllaznia do të jenë ato që do të zhvillojnë ditën e dielë në Laç ndaj ekipeve vendase. Konsiderohen ndeshje të vështira për vetë fushën ku luhen megjithatë të dy ekipet shkodranë do të kërkojnë padyshim fitoren për të ruajtur ecurinë e rezultateve pozitive në kampionatin e sivjetëm.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NIS PËRGATITJET PËR SFIDËN E SË PREMTES ME KUKËSIN

Vllaznia ka nisur që ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen e së premtes ndaj Kukësit. …