VLLAZNIA U-19 FITON 2-1 NDAJ PORTOS. ĖSHTĖ E PARA NĖ RENDITJE

Java qė lamė pas ka qenė e mbarė pėr tė gjitha ekipet e Klubit tė Futbollit Vllaznia. Edhe ekipi U-19 i Akademisė sė tij, ka fituar, ashtu siē kishte bėrė njė ditė mė parė edhe ai i 17 vjeēarėve. Tė rinjtė e Vllaznisė e kanė luajtur ndeshjen e tyre tė rradhės nė Lezhė ndaj ekipit tė Portos, ndaj tė cilit kanė fituar me rezultatin 2-1. Ndeshja ka qenė shumė e fortė. Nė fillim kanė shėnuar vendasit me anė tė Danajt nė minutėn e 35-tė por ky avantazh i tyre nuk ka zgjatur shumė. Palushani njė minutė para pėrfundimit tė pjesės sė parė do tė shėnonte pėr Vllazninė duke bėrė qė ky 45 minutėsh tė mbyllej nė barazim.

Ai ka goditur me kokė njė top tė ardhur nga njė goditje dėnimi, duke e dėrguar nė rrjetėn e portės kundėrshtare. Edhe pjesa e dytė do tė ishte shumė e luftuar megjithatė fatin e ndeshjes do ta vendoste mbrojtėsi Denis Miloti qė nė minutėn e 88-tė do tė shėnonte golin shumė tė rėndėsishėm tė kėtij takim duke i dhėnė fitoren ekipit tė tij. Ndonėse shkodranėt po ushtronin presion, goli nuk ka dalė nė dritė pėr ta. Megjithatė, gjatė njė aksioni tė tyre, topi ėshtė ndalur pėr njė moment nė dorėn e njė mbrojtėsi tė Portos brenda zonės sė rreptėsisė dhe arbitri i takimit ka akorduar 11-metėrsh. Nga pika e bardhė ekzekutimin e tij e mori pėrsipėr Miloti qė nuk zhgėnjeu besimin e stafit teknik duke e dėrguar topin nė rrjetė.

Me kėtė trepikėsh, Vllaznia U-19 ėshtė ngjitur nė kuotėn e 45 pikėve duke qenė nė vendin e parė nė renditje, e shkėputur me tre pikė nga Tirana e Partizani qė ndajnė vendin e dytė dhe tė tretė nė renditje. Natyrisht qė gara do vazhdojė e fortė edhe nė shtatė javėt e mbetura tė kampionatit megjithatė shkodranėt janė tė vendosur pėr tė mos e lėshuar deri nė fund vendin e parė tė renditjes.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJƋ NƋNVLERƋSIM PƋR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKƋT

Kampionati i SuperligĆ«s rikthehet tĆ« mĆ«rkurĆ«n me ndeshjet e javĆ«s sĆ« 27-tĆ« dhe nĆ« VlorĆ«, …