Wednesday , 29 September 2021

VLLAZNIA U-19 FITON 4 – 1 NDAJ PARTIZANIT, NGJITET NË KRYE

Ditën e djeshme janë luajtur në kryeqytet ndeshjet e prapambetura të kampionateve të moshave në mes ekipeve të Partizanit dhe Vllaznisë. Spikat takimi i 19 vjeçarëve ku ekipi kuqeblu ka fituar me rezultatin 4-1 duke u ngjitur kësisoj në krye të renditjes. Protagonisti kryesor i këtij suksesi ka qenë sulmuesi Akileu Ndreca me tregolëshin e tij, njëri më i bukur se tjetri. Në fakt ndeshja ka nisur më mirë për të kuqtë. Ata kanë shënuar në pjesën e parë me anë të Çelës dhe pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin 1-0 për Partizanin. Në të dytën do ishte melodi tjetër. Ndreca do merrte në dorë fatet e takimit dhe do të shënonte njëri pas tjetrit në minutat 59, 65 dhe 76-të. Në minutën e 90-të Hoxha do të shënonte edhe golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes. Përfundimisht 4-1 për Vllaznia U19 që kësisoj ngjitet në vendin e parë në renditje pas kësaj fitoreje.

Një ecuri shumë e mirë e këtij ekipi që është kampion në fuqi dhe padyshim që do të tentojë të njëjtin sukses edhe këtë sezon.Nga ana tjetër, gjërat nuk kanë shkuar mirë sërish për Vllaznia U17 e cila duket e pafat. Ajo e ka pësuar në minutat e fundit duke rregjistruar humbjen e rradhës. Partizani ka kaluar dy herë në avantazh dhe në të rastet ka qenë sulmuesi Paloka që ka shënuar duke barazuar shifrat. Kur u duk se ndeshja do të shkonte drejt përfundimit me këtë rezultat, në minutat e fundit dhe në shtesë kanë ardhur tre gola për skuadrën vendase e cila kësisoj e ka fituar takimin në shifrat 5-2. Një situatë krejt ndryshe tek Vllaznia U17 megjithatë gjërat pritet të ndryshojnë në javët e ardhshme pasi do rikuperohen disa lojtarë të cilët kanë qenë të dëmtuar.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U19 FITON 1 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Java e dytë e kampionateve të moshave në futboll ka dhuruar dy sfida në mes …