Breaking News

VLLAZNIA U-19 GATI PËR GJYSMËFINALEN NDAJ TEUTËS

Trajneri i kombëtares U-19 Erjon Bogdani vërtetë që në deklaratën e tij ua la derën e hapur futbollistëve të rinj të Vllaznisë por ata duket se për arsye nga më të ndryshmet nuk po arrijnë ta hapin atë ndonëse janë më të mirët në Shqipëri. Nuk po dinë të gjejnë çelësin e duhur siç bënë plot pesë futbollistë të Tiranës që u grumbulluar në këtë kombëtare kur ekipi i tyre ndodhet në vendin e pestë në renditjen e kampionatit. Vllaznia e para kurrsesi nuk mundet të ketë asnjë përfaqësues të saj në këtë ekip. Megjithatë, pjestarët e kësaj skuadre nuk kanë ndër mend të ndalen në rrugën e tyre.

Ata i kanë fituar dy trofe gjatë këtij sezoni dhe tashmë pretendojnë të tretin, atë Kampion i Shqipërisë. Për ta bërë këtë gjë, pikësëpari duhet të kalojnë Teutën në gjysmëfinale. Ndeshja do të luhet pasditen e së hënës në Kamëz. Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani e ka të qartë objektivin e saj për ta fituar edhe këtë trofe, që në fakt është më i rëndësishmi. Vllaznia U-19 është kampione në fuqi e Shqipërisë dhe po ashtu pretendentja kryesore për fitimin e titullit edhe këtë sezon.

Gjithsesi kanë mbetur edhe dy hapat e fundit për t’i hedhur dhe stafi bashkë me lojtarët po mundohen të tregohen të kujdesshëm sepse tashmë nuk lejohen më gabimet. Detyra e tyre është të luajnë bukur dhe të nderojnë klubin Vllaznia e Shkodrën. Sa për grumbullimin në kombëtare të lojtarëve cilësorë të këtij ekipi, duhet pritur kur trajneri Bogdani t’ua hapë vërtetë derën.

Lexoni dhe kete

ATLETËT E VLLAZNISË DOMINOJNË NË MITINGUN E ELBASANIT

Atletët e Vllaznisë kanë bërë një figurë të mirë edhe në Mitingun Ndërkombëtar të zhvilluar …