VLLAZNIA U-19 KUALIFIKOHET NË ÇEREKFINALE TË KUPËS

Vllaznia U19 vazhdon të bëjë mirë edhe në Kupën e Shqipërisë dhe si rrjedhojë tashmë e sheh veten në turin çerekfinal të saj. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kanë fituar pa vështirësi edhe ndeshjen e turit të dytë, atë të luajtur pasditen e së enjtes në Pezë- Helmes ndaj ekipit Akademia e Futbollit me rezultatin 4-1.

Në pjesen e pare ata kane shenuar dy gola me ane te sulmuesit Ardit Nikaj dhe mesfushori Paolo Pjeshka. Ne fillimin e se dytes nderkohe ka ardhur menjehere goli i Antonio Delajt ndersa 20 minuta para fundit do te vinte edhe goli i fundit, shenuar serish nga Nikaj. Pak para vershellimes se fundit do te shenonte Akademia me ane te Nikqit “golin e nderit”, por qe nuk i vlejti per asgje. Vllaznia U19 fiton 4-1 dhe kualifikohet per ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise, por padyshim qe do synoje fitoren e ketij trofeu.

Ndeshjen e tretë ky ekip do ta luajë të enjten e ardhshme ndaj një kundërshtari që do të mësohet në ditët në vijim. Por pavarësisht emrit të tij, padiskutim që ekipi shkodran do të synojë vetëm fitoren dhe kalimin në katërshene e më të mirëve. Por ndërkohë krejt ndryshe ka qenë ecuria e ekipit Vllaznia U17. Ai është eliminuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë dhe do ta ndalë këtu rrugëtimin e tij në këtë kompeticion.

Në ndeshjen e turit të dytë, është ndeshur me ekipin e Partizanit dhe është mundur me rezultatin 2-1. Të kuqtë kanë shënuar dy herë fillimisht ndërkohë që në minutën e 70-të ka qenë Maliqi ka ngushtuar shifrat, por vetëm kaq sepse nuk kanë shkuar dot më tej dhe Partizani ka fituar duke shkuar më tej në Kupë, ndërsa Vllaznia U17 duhet të fillojë të mendojë tani për kampionatit, në të cilin edhe aty, nuk ka patur një ecuri të mirë deri më tani.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ & BURRAJ NË POLONI PËR EUROPIANIN

Dy atletët shkodranë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj që prej ditës së dielë ndodhen në …