Saturday , 19 October 2019

VLLAZNIA U-19 MBETET JASHTË “UEFA YOUTH LEAGUE”

Ndonëse në kampionatin e fundit Vllaznia U19 u rendit e dyta, ajo ka patur shumë shpresa që të përfaqësonte Shqipërinë në “Uefa Youth League”. Kjo ngaqë ekipi kampion- Shkëndia e Tiranës, për shkak të shumë procedurave që kërkon kjo pjesmarrje, ka qenë në mëdyshme për të marrë pjesë apo jo. Megjithatë, përpara dy ditësh çdo dyshim ka marrë fund në këtë drejtim dhe ekipi kryeqytetas ka njoftuar UEFA-n për të konfirmuar pjesmarrjen. Kjo gjë ka sjellë rrjedhimisht rënien poshtë të hipotezës për marrjen pjesë për herë të tretë të Vllaznia U19 në këtë kompeticion, ndonëse ajo kishte aplikuar për një gjë të tillë.

Drejtuesit e ekipit shkodran dhe ato të Akademisë kanë shpresuar deri në fund, por nuk ka ndodhur diçka e tillë. Tashmë trajneri Luan Zmijani dhe ndihmësi I tij Gjon Kola do të presin fillimin e muajit gusht për të nisur përgatitjet për kampionatin e ri. Shumë prej lojtarëve që kanë qenë kontigjent I tij sezonin e kaluar tashmë kanë mbushur moshën dhe janë larguar, por nga ana tjetër ka patur ardhje nga ekipi U17.

Stafi teknik do të ketë detyrën e harmonizimit sa më të shpejtë të grupit të lojtarëve me njëri- tjetrin dhe pritet që edhe në sezonin e ri I cili starton në shtator, objektivat të jenë maksimale, për të synuar fitimin e titullit kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Edhe në sezonin që sapo u mbyll, pavarësisht se nuk u shpall kampion, Vllaznia U19 bëri mirë duke fituar dy nga tre trofetë e sezonit, Kupën dhe titullin kampion I Veriut.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA TË SHTUNËN PËR FITORE NDAJ STUDENTIT

Fundjava ka rezervuar ndeshje të rëndësishme jo vetëm në futboll dhe basketboll. Edhe volejbolli i …