Thursday , 22 August 2019

VLLAZNIA U-19 MERR TROFEUN E DYTË, GATI PËR TË TRETIN

Vllaznia U19 merr edhe trofeun e dytë sezonal, atë të Kampionit të Grupit A. Kupa I është dorëzuar kapitenit Lekaj pas përfundimit të ndeshjes së fundit të fazës së tretë të kampionatit në një ceremoni shumë të thjeshtë të zhvilluar ku për çudi nuk ka qenë asnjë përfaqësues I Federatës por kupën e ka dorëzuar vëzhguesi I ndeshjes. Megjithatë kjo pak rëndësi ka sepse kuqeblutë konfirmojnë edhe njëherë vlerat e tyre.

Ata e kishin siguruar këtë trofe që një javë përpara dhe për rrjedhojë nuk I kanë kushtuar shumë rëndësi takimit ndaj Shkëndisë të cilin e kanë humbur me rezultatin 3-0. Për dy drejtuesit e Akademisë Vllaznia, Qashif Hoxha dhe Alban Neziri këto suksese të këtij ekipi nuk janë rastësi por frut I punës së bërë prej vitesh.

Ndërkohë ditën e hënë në orën 11.00 në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit do të hidhet shorti I turit gjysmëfinal të kampionatit dhe Vllaznia U19 do të mësojë emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet fundjavën e ardhshme.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME DY BRAZILIANË TË TJERË

Pas Emerson që firmosi pak ditë më parë, mesditën e së mërkurës edhe dy futbollistë …