Wednesday , 27 January 2021

VLLAZNIA U-19 MUND 0 – 8 DINAMON, E PARA NË RENDITJE

Tjetër fitore në kampionat për Vllaznia U19 që vijon të kryesojë e vetme renditjen e kampionatit edhe pas javës së pestë të tij. Këtë javë ajo ka fituar në Tiranë ndaj Dinamos me rezultatin e thellë 8-0. Ka qene sulmuesi Ardit Nikaj qe ka zhbllokuar shifrat filimisht dhe me pas, Mersian Muliu qe ka dyfishuar rezultatin, ndersa kater minuta para fundit te pjeses se pare, do te ishte Enes Papaj qe me 11-metersh do te shenonte edhe golin e trete.

Ne pjesen e dyte epersia u thellua edhe me shume teksa Nikaj e Papaj kane shenuar edhe nga nje gol tjeter, ndersa kane arritur ta dergojne topin ne rrjeten e portes dinamovite edhe Filipi, Perloshi dhe mbrojtesi Çomo. Perfundimisht 8-0 per Vllaznia U19 qe po kalon nje moment te mire dhe padyshim qe pritet te jete nje nga pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion kete sezon.

Ajo vijon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit pas javes se peste te tij me 13 pike, fale 4 fitoreve dhe 1 barazimi te arritur deri tani. Por krejt ndryshe është ecuria e ekipit Vllaznia U17 që është rikthyer sërish tek humbjet. Në ndeshjen e rradhës, ajo është mundur 2-1 në Lezhë nga Brians. Kane qene vendasit qe kane shenuar shume shpejt dy gola me ane te Myrtes dhe Bibes, duke bere qe futbollistet kuqeblu te vihen ne veshtiresi.

Ata jane munduar te reagojne, por e kane patur te veshtire ndaj vendasve dhe per pasoje kane arritur vetem te ngushtojne shifrat ne minuten e 60-te me ane te nje 11-metershi te shnderruar ne gol nga Cungu.

Perfundimisht 2-1 per Brians qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 10 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje, ndersa Vllaznia U17 ka mbetur ne kuoten e vetem 3 pikeve dhe ndodhet e pozicionuar ne vendin e tete te renditjes.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI LARGOHET NGA DREJTIMI I SK VLLAZNIA

Pas 8 vitesh në krye të Sportklub Vllaznia, Mark Kroqi tashmë nuk do të jetë …