Thursday , 15 April 2021

VLLAZNIA U-19 MUND 5 – 1 DINAMON DHE ËSHTË SËRISH E PARA

Java e 14-të ka qenë e suksesshme për ekipet e Akademisë Vllaznia. Të dy ato i kanë fituar ndeshjet e tyre të rradhës, madje me rezultate të thella. 17 vjeçarët shkodranë kanë pritur në fushën sportive “Reshit Rusi” ekipin e Dinamos të cilin e kanë mundur me rezultatin 5-1.

Ndeshja ka nisur me gol sepse sulmuesi Filipi që në minutën e parë e ka dërguar topin në rrjetë. Po gjatë kësaj pjese, ka shënuar edhe Pusi. Në të dytën ndërkohë ekipi shkodran do të shënonte dhe tre gola të tjerë, me autorë Alivodën, Elbasanin dhe Musarajn. Ndërsa dy minuta para fundit, Sulka ka shënuar golin e vetëm për Dinamon me 11-metërsh.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia U19 është ngjitur në kuotën e 34 pikëve dhe vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje edhe pas kësaj jave. Ndërkohë me fitore e ka mbyllur ndeshjen e rradhës edhe Vllaznia U17. Ajo ka pritur në Shkodër ekipin e Brians ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Djemte e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi kane bere nje paraqitje te mire dhe e kane dominuar kete takim ne te gjitha drejtimet.

Ka qene futbollisti Kodra ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 28-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol te vetem. Ne te dyten nderkohe do te shenoheshin edhe dy te tjere. Fillimisht me ane te Boshtit ne minuten e 51-te dhe ne fund ka qene Tafili ai qe ka shenuar golin e trete dhe te fundit te ndeshjes.

Perfundimisht 3-0 per Vllaznia U17 e cila me kete fitore ngjitet ne kuoten e 16 pikeve dhe mban aktualisht vendin e gjashte ne renditje, por premisat jane per t’u ngjitue edhe me shume dhe pse jo, per te kapur katershen e pare dhe zonen play-off.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …